21.02.2025





Xhemail Dauti për gazetën “ Veçer.press”: Kufizimi i marzhave s’do të ketë efekt social

Drejtori i Përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve dhe kufizimin e marzheve, duke e cilësuar atë të padrejtë ekonomikisht dhe me efekt të përkohshëm.  Në një intervistë për gazetën Veçer. press, ai thekson se tregtarët janë të fortë dhe do ta përballojnë goditjen, por kjo masë dëmton operatorët ekonomikë dhe nuk sjell përfitime afatgjata për qytetarët. Sipas tij, në vend të ndërhyrjeve të vazhdueshme, Qeveria duhet të krijojë mekanizma afatgjatë për stabilizimin e tregut.

“Nëse Qeveria mendon se dikush po përfiton nga pozita dominuese në treg, atëherë Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës duhet të bëjë kontroll dhe të ketë mundësi ligjore të marrë fitimet e tij dhe ta ndëshkojë atë subjekt ekonomik. Çdo gjë tjetër është e pajustifikueshme nga pikëpamja ekonomike, sepse dëmton të gjithë.” – deklaroi Xhemail Dauti.

Dauti propozon heqjen e taksave dhe kufizimeve sasiore për produktet ushqimore bazë, në mënyrë që çmimet të përcaktohen nga oferta dhe kërkesa, duke nxitur konkurrencën dhe uljen natyrale të çmimeve. Ai gjithashtu sugjeron eliminimin e tarifave doganore për produktet që kanë  normë preferenciale të TVSH-së nga 18% në 5%, pasi tarifat aktuale pengojnë konkurrencën dhe rrisin çmimet. Sipas tij,  taksat për të gjitha produktet  bazë, të cilat  variojnë nga 5% deri 65% duhet të hiqen. Për të zbutur krizën, ai kërkon që shteti të fokusohet në politika të qëndrueshme dhe të shmangë ndërhyrjet e përkohshme që ndikojnë negativisht në sektorin tregtar.

“Kjo masë nuk do të ketë efekt social, sepse do të çojë vetëm në një ulje minimale të çmimeve për aq kohë sa zgjat masa. As nga ana ekonomike nuk është e justifikueshme, sepse dëmton operatorët ekonomikë,” – thotë Dauti.

Marzhet për 1,000 produkte ushqimore janë ulur, ndërsa vendimet e Qeverisë u publikuan dje në Gazetën Zyrtare.

https://www.vecer.press/trgovczite-ke-go-izdrzhat-i-ovoj-udar-no-merkata-nema-da-ima-soczijalen-efekt/


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem