22.02.2025





Fondacioni Albiz me 175 bursa për studentët

Xhemail Dauti: Me besimin në Zot bëjmë punë në të mirë të shoqërisë

175 studentë do të kenë më të lehtë rrugëtimin e  tyre drejt dijes falë Fondacionit Albiz. Më datë 19.02.2025 u bë edhe ndarja e bursave për gjeneratën e 14 të bursistëve. Deri tani mbi 3000 student kanë pasur mundësinë të realizojnë edukimin e tyre përmes shfrytëzimit të bursave të siguruara nga ky Fondacion. Ky është një projekt i rëndësishëm që mbështetet nga kompanitë pjesëmarrëse në Fondacionin Albiz, të cilat financojnë një pjesë të bursave, ndërsa numri më i madh i bursave merret përsipër nga kompania “ Dauti Komerc”.

Gjatë fjalës së tij, z. Xhemail Dauti, drejtori i përgjithshëm i “Dauti Komerc”, shprehu kënaqësinë dhe përgjegjësinë që ndiejnë bizneset kur investojnë në ndërtimin intelektual të brezave të ardhshëm. Ai theksoi se qëllimi ynë është të fuqizojmë shoqërinë që të jetë e barabartë me ato bashkëkohore. Ai ritheksoi se ky përkushtim për edukimin e të rinjve është edhe vetë misioni i Fondacionit Albiz.

 

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, z. Besir Dernjani, e hapi ceremoninë me një fjalim motivues për studentët. Ai theksoi se mbështetja e të rinjve përmes bursave është një nga mënyrat më të rëndësishme për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme. Ai përfundoi fjalimin e tij me një thirrje për të gjithë studentët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe për shoqërinë.

 

Bursistët e gjeneratës së 14 shprehën mirënjohjen e tyre ndaj kompanive që janë pjesë e  Fondacionit Albiz, duke shtuar se tani ndiejnë edhe më shumë përgjegjësi për të arritur rezultate të shkëlqyera.

 

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të kompanive donatore, zyrtarë të lartë shtetërorë, studentë bursistë dhe miq të fondacionit.

Fondacioni Albiz është themeluar me qëllim të zhvillimit të arsimit dhe kulturës, duke u fokusuar në mbështetjen e studentëve dhe projekteve arsimore. Ai luan një rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive për të rinjtë, duke financuar projekte të ndryshme në bashkëpunim me kompani dhe institucione të ndryshme.

   


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem