28.02.2025





Komuna e Ferizajit ndan mirënjohje për Dauti Komerc-Kosovë

Drejtori i Dauti Komerc-Kosovë, Jetmir Dauti, u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Ferizajit Agim Aliu, i cili i ndau mirënjohje kësaj kompanie  për arritjet e jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të këtij rajoni. Kompania u vlerësua për rolin e rëndësishëm si punëdhënës dhe për kontributin e saj në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Ferizajit, një treg i cili ka shfaqur një zhvillim të shpejtë dhe ka pasur nevojë për investime dhe mbështetje të qëndrueshme nga bizneset e suksesshme. Dauti Komerc ka treguar një tendencë të vazhdueshme për të forcuar pozitat e saj në tregun kosovar. Me një portofol të larmishëm produktesh dhe një rrjet distribucioni të konsoliduar, kompania vazhdon të investojë në modernizimin e shërbimeve dhe në ofrimin e mundësive të reja për klientët. Ajo synon të rrisë përpjekjet e saj për të përfshirë produkte të reja dhe për të zhvilluar marrëdhënie më të forta me partnerët ndërkombëtarë, duke mbajtur gjithmonë fokusin në cilësi dhe inovacion. Dauti Komerc ka marrë ekskluzivitetin për distribuimin e produkteve Meggle nga Gjermania edhe në tregun e Kosovës, duke nisur nga data 1 mars 2025. Ky hap shënon një zgjerim të rëndësishëm në portofolin e kompanisë dhe një mundësi për të ofruar produkte cilësore në një treg gjithnjë e më kërkues. Ky angazhim për zhvillim, bashkëpunim dhe mbështetje të ekonomisë lokale pasqyron përkushtimin e Dauti Komerc për të ndihmuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, duke sjellë rritje dhe mundësi për qytetarët e Ferizajit dhe më gjerë.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem