06.03.2025
CEO Xhemail Dauti priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Pensionistëve-Saraj
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti Komerc”, një nga kompanitë më të fuqishme të distribuimit të produkteve për konsum të gjerë zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Sarajit. Ky takim nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që kompania ofron për komunitetin dhe grupet shoqërore.
Gjatë takimit, u diskutuan aktivitetet e shoqatës dhe mundësitë për projekte të reja në vitin 2025 që do të përmirësojnë mirëqenien e pensionistëve në këtë zonë. Kompania “Dauti Komerc”, e njohur për angazhimin e saj social dhe humanitar, ka mbështetur disa iniciativa të shoqatës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve për anëtarët e saj .
Me një histori mbi 30-vjeçare suksesi dhe përgjegjësie sociale, “Dauti Komerc” vazhdon të dëshmojë se përtej biznesit, ajo është një partner i rëndësishëm për komunitetin. Përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve shprehën mirënjohjen e tyre për këtë mbështetje dhe shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm në projekte të reja.
|