12.03.2026
8 Marsi në kompaninë “Dauti Komerc”
Në këtë ditë të veçantë, në Dauti Komerc festuam dhe vlerësuam 120 gratë e palodhura që me përkushtimin e tyre janë një pjesë thelbësore e suksesit tonë.
Mëngjesin e 8 Marsit, ato u pritën me një surprizë të vogël, por me domethënie të madhe – nga një lule e vendosur në tavolinë, një simbol i mirënjohjes dhe respektit për rolin dhe kontributin e tyre të përditshëm.
Një ambient pune i suksesshëm ndërtohet me njerëz të lumtur dhe të vlerësuar, dhe ne besojmë se çdo gjest i vogël ndihmon për të krijuar një frymë pozitive dhe motivuese.
Gëzuar 8 Marsin! Faleminderit që jeni forca, inspirimi dhe zemra e kompanisë sonë.
|