13.03.2025





CEO i kompanisë “ Dauti Komerc” mori pjesë në seancën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim

Kryetari i Nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Xhemail Dauti mori pjesë në  Seancën e Tretë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim ku është edhe anëtar. Gjatë kësaj seancë mbajtën fjalime hyrëse  kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski dhe  Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Igor Janushev. Në këtë seancë  u fol rreth u prezantuan masat e hartuara nga Komiteti i Punës, të cilat përfshijnë fusha kyçe, si:  integrimi i refugjatëve dhe të huajve, sundimi i ligjit, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, energjetika dhe dixhitalizimi, siguria rrugore etj. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimorë dhe kryetari i nderit të kësaj Ode, Xhemail Dauti, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpilimin e strategjisë për zhvillim.

Kjo seancë shënoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të politikave zhvillimore dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sfidat dhe mundësitë e ardhshme.

 


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem