17.03.2025
Dauti Komerc përmes Fondacioni Albiz shtruan iftar për Shoqatën e Pensionistëve të Sarajit
Dauti Komerc, nëpërmjet Fondacionit Albiz, vazhdon të tregojë përkushtimin e tij ndaj grupmoshës së tretë, duke mbështetur Shoqatën e Pensionistëve të Komunës së Sarajit me organizimin e iftarit tradicional. Këtë vit, patëm kënaqësinë të shtrojmë tryezën për 150 pensionistë, për të cilët përgatitja dhe shpërndarja e ushqimit zgjati rreth 4 orë e 30 minuta, duke përfshirë edhe transportin dhe shërbimin në vend. Menyja tradicionale përbëhej nga: gjellë fshati me garniturë orizi, sallatë sezonale, supë Jajla, ëmbëlsirë: ëmbëlsirë si dhe pije të pakufizuara, ujë dhe hurma.
Ky aktivitet është një dëshmi e përkujdesjes së Dauti Komerc për të moshuarit, duke i mbështetur me iftar pothuajse çdo vit. Kryetari i shoqatës, Mahiri Duraku, shprehu mirënjohjen e tij për këtë iniciativë, duke e vlerësuar lart angazhimin dhe humanizmin e treguar.

|