21.03.2027
Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave
Dje iu dha lamtumira 59 të rinjve që humbën jetën në tragjedinë e rëndë në diskotekën në Koçan, Maqedoni e Veriut. Mes dhimbjes dhe trishtimit, mijëra qytetarë morën pjesë në ceremoninë mortore, duke ndezur qirinj dhe duke vendosur fotografi në kujtim të viktimave. Në këtë moment të rëndë, dhjetëra pjesëtarë të kompanisë Dauti Komerc, përfshirë të punësuar dhe drejtues të saj, morën pjesë në varrim, duke shprehur solidaritetin e tyre me familjet e prekura, disa prej të cilave janë bashkëpunëtor të kahmotshëm të kësaj kompanie. Dhimbja që ka pllakosur familjet e viktimave është e pamatë. Në sytë e prindërve, familjarëve dhe miqve qëndronte një heshtje e rëndë, e mbushur me dhimbje e mall për jetët e shkurtra që u shuan në mënyrë tragjike. Lotët që rridhnin pa pushim ishin pasqyrim i një plage që nuk do të mbyllet kurrë. Për çdo emër të lexuar, për çdo fotografi të mbajtur me duar të dridhura, ndjehej pesha e një humbjeje të madhe, një boshllëk i pazëvendësueshëm në zemrat e atyre që i deshën dhe i kujtojnë me dashuri.
U qoftë dheu i lehtë, engjëjve më të bukur të parajsës!
|