25.03.2025





Dauti Komerc shtroi iftar për 150 persona në kuadër të “Sofra e Iftarit”

Duke vazhduar traditën e solidaritetit dhe mbështetjes për kategoritë e rrezikuara sociale, Dauti Komerc sponsorizoi një iftar për 150 persona, në kuadër të aktivitetit humanitar “Sofra e Iftarit”, të organizuar nga Shoqata Humanitare Asociacioni “Kulturna Roma”. Përgatitja e eventeve të kësaj natyre kërkon angazhim, por sipas menaxheri të “Food & Catering” Ibrahim Zeneli, kjo punë shpërblehet me kënaqësinë e shikimit të njerëzve që ndajnë së bashku një vakt të bekuar.

“Përgjegjësia sigurisht se është e madhe. Ky angazhim kërkon një mirë organizim në kuzhinë, duke filluar nga menaxheri, teknologu, kuzhinieri kryesor dhe ndihmës kuzhinierët, deri tek transportuesit. Më saktë deri tek ata që e shërbejnë këtë përgatitje. Zakonisht përgatitjet e iftareve nuk dallojnë nga ato përgatitjet e përditshme të cateringut. Zgjasin më së shumti 3-4 orë, varësisht nga numri i porosive. Zakonisht komentet janë pozitive. Sigurisht ne pranojmë edhe kritikat, nga të cilat përmirësohemi. Për “Dauti Komerc” është shumë e rëndësishme që të jetë pjesë apo të jetë afër kategorive”- tha Ibrahim Zeneli, menaxhër i “Food & Catering”.

Nga ana tjetër, Jallcin Hasan, përfaqësues i Shoqatës Humanitare Asociacioni Kulturna Roma, e cila është themeluar që nga viti 1992 me misionin e mbështetjes së kategorive më të ndjeshme të shoqërisë, shprehu mirënjohje për këtë kontribut të kompanisë “ Dauti Komerc”.

“Është kënaqësi e veçantë për mua që këtë Ramazan, “Sofrën e Iftarit” ta ndaj me koleg, të njohur, familjarë, duke falënderuar fillimisht kompaninë “ Dauti Komerc. Pjesmarrësit e shohin si akt human. Sigurisht janë shumë të lumtur. Që të ndajnë sëbashku “ Sofrën e Ramazanit”. Kjo na bën të jemi më të afërt me njëri tjetrin, si një familje” -theksoi ai.

Dauti Komerc mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të ndihmuar ata që kanë nevojë, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Solidariteti dhe përgjegjësia sociale janë vlera thelbësore të kompanisë, të cilat reflektohen në çdo iniciativë të ndërmarrë për të mbështetur komunitetin.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem