03.04.2025
Fitër Bajrami në Dauti Komerc: Harmoni dhe tradita në vendin e punës
Punonjësit e Dauti Komerc shënuan Fitër Bajramin me një atmosferë festive, duke sjellë një frymë të harmonisë dhe bashkëjetesës në ambientin e punës. Ata festuan këtë ditë të shenjtë së bashku, duke i ofruar kolegëve të tyre ëmbëlsirën tradicionale, siç është bakllavaja. Një akt simbolik që thekson rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit mes grupeve të ndryshme etnike dhe fetare.Përveç punonjësve që ndanë këtë moment gëzimi, edhe vetë kompania Dauti Komerc kontribuoi në këtë ditë të veçantë, duke bërë më të ëmbël ditën e punonjësve të saj përmes ëmbëlsirës tradicionale. Ky gjest i thjeshtë, por i thellë, ka sjellë një atmosferë pozitive dhe harmonike në vendin e punës.
Në këtë ditë feste, të gjithë punonjësit shprehën urimet më të mira për Fitër Bajramin, duke u lutur për paqe, shëndet dhe begati për çdo koleg dhe për besimtarët myslimanë. Në Dauti Komerc, harmonizimi i diversitetit fetar dhe kulturor është një vlerë e çmuar, që reflektohet në çdo ditë të punës.
|