16.04.2025





CEO Xhemail Dauti priti në takim avokatin Drilon Iseni

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “ Dauti Komerc”, Xhemail Dauti realizoi një takim me avokatin Drilon Iseni, i cili më parë ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP). Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për bashkëpunimet e deritanishme dhe mundësitë për thellimin e tyre në të ardhmen, duke u fokusuar në sukseset dhe sfidat që kanë hasur gjatë rrugëtimit të tyre profesional.

Drilon Iseni, pas një periudhe të suksesshme në krye të OEMVP-së, ku kontribuoi në përmirësimin e klimës së biznesit dhe avancimin e reformave ekonomike, ka hapur një zyrë avokatie me fokus në mbështetjen e bizneseve.

Gjatë bisedës, drejtori Xhemail Dauti dhe avokati Drilon Iseni theksuan rëndësine e për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Të dy palët u angazhuan për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të eksploruar mundësi të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet profesionistëve që ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e shoqërisë.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem