12.05.2025





Përfaqësuesit e SÜTAŞ në vizitë zyrtare te Dauti Komerc

Në ambientet e kompanisë Dauti Komerc, u mirëpritën përfaqësues të lartë të kompanisë së njohur turke SÜTAŞ, një nga liderët rajonalë dhe ndërkombëtarë në prodhimin e produkteve të qumështit dhe nënprodukteve të tij, përfshirë jogurtin, djathin, gjalpin dhe shumë të tjera.

Gjatë takimit, palët diskutuan mundësitë për bashkëpunim strategjik në fushën e distribuimit të produkteve të SÜTAŞ në tregjet e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Përfaqësuesit e SÜTAŞ shprehën interesim konkret që Dauti Komerc të marrë rolin e distributorit ekskluziv për këto tregje, duke u bazuar në përvojën shumëvjeçare të kompanisë dhe rrjetin e saj të fuqishëm të shpërndarjes.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të mëtejshëm të Dauti Komerc në tregje ndërkombëtare dhe përforcon pozicionin e saj si një partner i besueshëm për brende të mëdha globale në industrinë ushqimore.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem