14.05.2025
DAUTI KOMERC në RMV pajiset me licencë për eksport në BE të produkteve me origjinë shtazore!
Kompania DAUTI KOMERC fitoi të drejtën e eksportuesit të produkteve me origjinë shtazore drejt tregut të Bashkimit Evropian. Sipas neneve 17 dhe 51 të Ligjit për sigurinë e ushqimit dhe nenit 6 të Rregullores për formën dhe përmbajtjen e regjistrit të institucioneve dhe operatorëve të ushqimit me origjinë jo shtazore, si dhe për regjistrin e institucioneve dhe operatorëve të ushqimit me origjinë shtazore, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Maqedonisë së Veriut ka certifikuar kompaninë DAUTI KOMERC si eksportues të autorizuar për vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Bazuar në vendimin zyrtar të lëshuar më 6 maj 2025, DAUTI KOMERC është regjistruar si subjekt i autorizuar për:
-prodhim, përpunim dhe manipulim të ushqimit me origjinë shtazore. Kjo përfshin ushqime që vijnë nga kafshët, si: mish i freskët apo i përpunuar (sallam, suxhuk, etj.), produkte të qumështit (djathë, gjalpë, kos, etj.), si dhe produkte me vezë apo peshk.
-ruajtje të produkteve të ngrira dhe të ftohta në kushte të kontrolluara temperaturash; magazinim të sigurt të produkteve për qëllime eksporti në vendet e BE-së.
-magazinimin e produkteve për eksport në BE – do të thotë që këto ushqime ruhen në kushte të sigurta për t’u dërguar në vendet e Bashkimit Evropian.
Objekti i kompanisë, i ndodhur në rrugën Saraj – Shkup, përfshin 9 dhoma ftohëse me kapacitet total mbi 1,000 m³, me temperatura nga +4 deri në -18 gradë Celsius, të ndërtuara dhe të pajisura sipas standardeve më të larta evropiane të sigurisë ushqimore; një para-dhomë ftohëse me kapacitet 1,740 m³ dhe një magazinë me kapacitet 53,600 m³. DAUTI KOMERC operon në përputhje me standardet ndërkombëtare të cilësisë ISO 9001:2015 dhe ISO 14001:2015, të certifikuara nga Quality Austria, duke garantuar freski, siguri dhe besueshmëri në çdo hap të zinxhirit të furnizimit.
Ky status i veçantë i jep kompanisë mundësinë jo vetëm të eksportojë produktet e veta, por edhe të ofrojë shërbime mbështetëse për kompani të tjera që dëshirojnë të plasojnë produktet e tyre në tregjet evropiane. DAUTI KOMERC ofron infrastrukturë moderne, përvojë të gjatë në treg dhe përmbushje të standardeve evropiane të sigurisë ushqimore – elemente kyçe për sukses në eksport.
Kompania DAUTI KOMERC, me numër identifikimi si operator për ushqim MK 01 00 0279, është e gatshme t’u gjendet pranë bizneseve nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni i Ballkanit, të cilat synojnë hyrjen ose zgjerimin në tregjet e BE-së, duke i ftuar ta konsiderojnë DAUTI KOMERC si një partner të besueshëm dhe të certifikuar në këtë proces të rëndësishëm.