17.05.2025
Dauti Komerc në Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare – Prishtinë, 16-17 Maj 2025
Kompania Dauti Komerc një nga emrat më të njohur dhe të besueshëm në sektorin e tregtisë në Maqedoninë e Veriut, është krenare të marrë pjesë në Konferencën Ekonomike të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, që po mbahet më 16 dhe 17 maj 2025 në Prishtinë. Pjesëmarrës në këtë ngjarje të rëndësishme janë z. Xhemail Dauti dhe z. Hamim Dauti, themelues dhe drejtues të kompanisë Dauti Komerc, të cilët me përkushtim dhe vizion e kanë kthyer kompaninë në një histori suksesi përtej kufijve kombëtarë. Në këtë forum të nivelit të lartë, përfaqësuesit e Dauti Komerc do të jenë pjesë e paneleve diskutimi, takimeve B2B dhe iniciativave të reja për bashkëpunim ekonomik ndërmjet bizneseve shqiptare në diasporë dhe atyre në trojet tona. Pjesëmarrja në këtë rrjet është dëshmi e qartë e angazhimit të kompanisë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik rajonal dhe për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me partnerë të rinj.
|