16.07.2025





Barry Callebaut

Më 12 qershor 2025, në ambientet e “FJ Culinary School” në Shkup, u organizua me sukses një ngjarje e veçantë dhe inspiruese për të gjithë dashamirësit e pastiçerisë dhe profesionistët e fushës – prezantimi zyrtar i produkteve të kompanisë prestigjioze Barry Callebaut, në krye me shefin ndërkombëtar të çokollatës, Remy Delette.

Barry Callebaut është një ndër liderët botërorë në industrinë e çokollatës dhe kakaos. Kompania do të festojë së shpejti 200 vjet nga themelimi, dhe përbën një bashkim mes Barry Cacao nga Franca dhe Callebaut nga Belgjika – dy emra të njohur që janë bashkuar para 30 vitesh dhe që sot operojnë me seli qendrore në Zvicër.

Kompania zotëron mbi 64 fabrika në gjithë botën, ndërsa është furnizuesi kryesor i shumë prej brendeve më të njohura globale dhe rajonale si Nestlé, Kit-Kat, Mars, Snickers, por edhe Bananica, Najlepše Želje, Medeno Srce, Vincini, e të tjera. 25% e çokollatave që konsumohen në botë përmbajnë produktet e Barry Callebaut – një dëshmi e fuqisë globale të kësaj marke.

Ky prezantim ishte një mundësi unike për të njohur më nga afër produktet, cilësinë dhe aplikimin praktik të çokollatës profesionale nga Barry Callebaut, falë mbështetjes teknike të Shefit Remy Delette, i cili është njëkohësisht edhe drejtori i “Chocolate Academy” në Beograd – një nga 27 akademitë që Barry Callebaut ka krijuar në botë për të mbështetur dhe edukuar profesionistët e artit të çokollatës.

Ky event u bë i mundur falë bashkëpunimit të kompanisë Dauti Komerc, si përfaqësuese e produkteve Barry Callebaut në Maqedoninë e Veriut, dhe shkollës kulinare FJ Culinary School, e cila hapi dyert për zhvillimin e këtij aktiviteti edukativ dhe promovues.

Ishte një ditë e mbushur me eksperiencë, shije, kreativitet dhe ide të reja – një hap më afër për të përhapur magjinë e çokollatës profesionale në tregun vendas dhe për të frymëzuar gjeneratat e ardhshme të pastiçierëve.

https://www.youtube.com/watch?v=HELr5hySuq0


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem