23.07.2025





Dauti Komerc jep shembull solidariteti: Mbështetje për Frikom pas fatkeqësisë nga zjarret

Në ditë të vështira për shumë biznese në Maqedoni, solidariteti dhe ndihma e ndërsjellë tregojnë vlerat më të rëndësishme njerëzore dhe shoqërore. Këtë shembull e dha Dauti Komerc, kompani lider në sektorin e distribucionit të produkteve të konsumit të gjerë, e cila pa asnjë hezitim i doli në ndihmë kompanisë Frikom, duke ofruar hapësirat e saj për të vazhduar aktivitetin, pas dëmtimit të magazinës së Frikom në Çuçer-Sandevë nga zjarret e fundit.

Edhe pse Dauti Komerc dhe Frikom nuk kanë bashkëpunim tregtar, drejtuesit e kompanisë Dauti Komerc theksojnë rëndësinë që ka ndihma dhe solidariteti në kohë sfidash, duke treguar se mbi gjithçka qëndron humanizmi dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit. Drejtori i Përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, duke shpjeguar këtë vendim të menjëhershëm për t'i ardhur në ndihmë kompanisë FRICOM, tha shkurt se: "Mbi fatkeqësinë e tjetrit, nuk ndërtojmë lumturinë tonë."

Falë mbështetjes së Dauti Komerc, Frikom arriti të gjejë zgjidhje të shpejtë me hapësira të përkohshme dhe të vazhdojë pa asnjë ndërprerje nëpër rrjetin e shitjes.

Ky akt solidariteti tregon se bizneset në vend, pavarësisht konkurrencës ose bashkëpunimit, mund dhe duhet të jenë bashkë kur ndonjëri prej tyre përballet me vështirësi të mëdha.

Kompania Frikom shprehu falënderim dhe mirënjohje për këtë gjest të kompanisë Dauti Komerc, duke thënë se është një shembull për t'u marrë, sepse kur bizneset ndihmojnë njëri-tjetrin, përfiton e gjithë ekonomia në vend.

https://youtu.be/CiQZUiQEiew?si=JcTQxEnzDFcugWj7


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem