21.08.2025
Mirënjohje për përkushtim, besnikëri dhe kontribut të jashtëzakonshëm
Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot vlerësim, drejtori i përgjithshëm i distributorit të produkteve të konsumit të gjerë Dauti Komerc, z. Xhemail Dauti, nderoi znj. Durije Idrizi për një rrugëtim të gjatë dhe të frytshëm prej 16 vite e 7 muaj (nga 20.01.2009 deri më 31.08.2025), të mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe përpjekje të pandërprera për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Gjatë gjithë kësaj periudhe, Durija ka qenë jo vetëm një punëtore e palodhur, por një shembull frymëzimi për kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj – duke dëshmuar vlera të larta njerëzore dhe profesionale, besnikëri ndaj kompanisë dhe një përkushtim të sinqertë ndaj punës së saj të përditshme. Kontributi i saj ka qenë një gur themeli në ndërtimin e një kompanie të fortë, të qëndrueshme dhe të besueshme.
Ky vlerësim është shumë më tepër se një mirënjohje – është një dëshmi e respektit tonë për njerëzit që me përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe suksesin e Dauti Komerc.
Në emër të të gjithë ekipit, ju falënderojmë për çdo ditë angazhimi, për çdo sfidë të përballuar me dinjitet dhe për çdo arritje të përbashkët.
Ju urojmë nga zemra suksese të vazhdueshme, shëndet, gëzim dhe fat në çdo hap të mëtejmë, si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale!