19.09.2025
Mirënjohje për Zekir Ademin, ish-drejtor i Dauti Komerc në Mal të Zi
Në një takim miqësor dhe simbolik, pronarët e kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti dhe Hamim Dauti, u takuan me Zekir Ademin, ish-drejtor i kompanisë në degën e saj në Mal të Zi.
Gjatë këtij takimi, ata shprehën falënderimin dhe vlerësimin e tyre të sinqertë për kontributin e rëndësishëm të Ademit ndër vite, duke e cilësuar si një bashkëpunëtor të besueshëm dhe profesionist të përkushtuar.
Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij të palodhshme dhe angazhimin afatgjatë në zhvillimin e Dauti Komerc në tregun e Malit të Zi, Zekir Ademit iu dorëzua një mirënjohje e veçantë nga drejtuesit e kompanisë.
Ky takim përforcon edhe më shumë vlerat e Dauti Komerc – respektin për njerëzit që kanë dhënë kontribut në rritjen dhe suksesin e përbashkët.
|