23.06.2025





Takim me Kryetarin e Unionit të Afaristëve “Vizioni” për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – Z. Xhelal Memeti

Në ambientet e kompanisë Dauti Komerc u zhvillua një takim zyrtar ndërmjet drejtorit të përgjithshëm, z. Xhemail Dauti, dhe z. Xhelal Memeti, kryetar i Unionit të Afaristëve “Vizioni” për trevat shqiptare në Luginën e Preshevës – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
 
 Ky takim shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbim idesh dhe nisma bashkëpunimi në fushën e zhvillimit ekonomik, fuqizimit të rrjeteve afariste dhe mbështetjes së iniciativave ndërmarrëse në rajon. U diskutuan mundësitë e ndërlidhjes më të afërt të sektorit privat ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës, me synim forcimin e kapaciteteve prodhuese, përmirësimin e zinxhirëve të furnizimit dhe krijimin e mundësive të reja punësimi. Gjithashtu, u shqyrtua mundësia e rritjes së numrit të bashkëpunëtorëve dhe mundësive të investimi të Dauti Komerc në Luginën e Preshevës.
 Me iniciativë të këtij Unioni, Dauti Komerc ka filluar gjatë dy viteve të fundit bashkëpunim me dy kompani nga Lugina e Presheves.

Takime të tilla janë thelbësore për ndërtimin e urave bashkëpunimi mes afaristëve shqiptarë në rajon dhe për zgjerimin e rrjeteve të biznesit që ndihmojnë në rritjen e qëndrueshme të ekonomive lokale.
 
 Dauti Komerc, si një kompani e përkushtuar ndaj zhvillimit rajonal dhe partneriteteve të qëndrueshme, mbetet gjithmonë e hapur për bashkëpunime me struktura dhe organizata që ndajnë të njëjtën vizion për të ardhmen ekonomike të komunitetit.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem