05.04.2023





Xhemail Dauti, numëron përfitimet ekonomike që do t’i kenë kompanitë me ndërtimin e Korridorit 8

Vendosja e gur-themelit për Korridorin 8 që lidh Maqedoninë e Veriut me Republikën e Shqipërisë, është vlerësuar shumë nga të gjithë qytetarët, ekonomistët dhe analistët. 

Në një prononcim për indeks.mk, fjalë të mëdha për këtë korridor ka folur edhe drejtori gjeneral dhe pronar i njërës prej kompanive më gjigande në vendin tonë, “Dauti-Komerc”, Xhemail Dauti. Ai tha se ndërtimi i këtij aksi rrugor që lidh dy vendet, përveç të mirave dhe lehtësimeve ekonomike që do t’u sjellë kompanive, do t’ua shkurtojë edhe lehtësojë edhe më shumë qytetarëve të vendit tonë, rrugën deri në Shqipëri dhe anasjelltas. 

Dauti ka deklaruar se ky korridor do t’i lidhë në mënyrë direkt kompanitë e vendit me portin e Durrësit që do të jetë edhe një tjetër përfitim. Sipas tij, me ndërtimin e këtij korridori nga një kompani me renome ndërkombëtare, do të përfitojnë edhe shumë kompani tona vendore, të cilat me marrëveshje do të përfshihen në ndërtimin e vet këtij korridori. 


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem