Dëshiroj që rrëfimi ynë të jetë motiv për shumë të rinj që kanë ëndrra të mëdha në jetë.
Rruga drejt suksesit është e gjatë, por hapi i parë fillon nga guximi për të ëndërruar gjëra të mëdha. Realizimi i ëndrrës është i mundshëm,
ndërkohë që përkushtimi dhe puna e palodhshme e bën këtë realitet. Ngritja e vazhdueshme e kompanisë për ne nuk është mision i pamundur.
Vizioni mund të duket i largët, por realizimi i tij varet nga të gjithë ne.
Xhemail Dauti
CEO i “Dauti-Komerc”
Shumë momente e shënuan këtë histori suksesi të “Dauti-Komerc” dhe jo të gjitha ishin të lehta. Kaluam edhe kohë krizash,
transformime të mëdha shoqërore, transformime shoqërore apo luftëra,
por që, në asnjë rast ne nuk ndaluam së ecuri përpara në rrugën që e kishim përcaktuar në fillim.
Rëniet dhe gabimet ishin mësime të reja për ne, e jo dekurajim.
Hamim Dauti
Drejtor ‘Dauti-Komerc’-Shkup
“Dauti-Komerc” investon vazhdimisht në ngritjen profesionale të të punësuarve në forma të ndryshme,
si: me trajnime, seminare, ëorkshop-e, team-building
dhe me mbështetje financiare për kompletimin e arsimimit të mesëm,
të lartë, apo për mbindërtimin profesional të tyre.
Femi Dauti
Drejtor ‘Dauti-Komerc’-Shkup
Gjenerata e re
Biznesi familjar I “Dauti-Komerc”, udhëhiqet me sistem korporativ, e transformuar në rang me kompanitë bashkohore.
Ky transformim bëri distikcionin e pronësisë dhe sistemit të menaxhimit të kompanisë.
Xhemaili, Hamimi dhe Femiu, kanë përgatitur gjeneratën e re, që të vazhdojë në kontinuitet me menaxhimin e kompanisë.
Idetë dhe risitë e reja të kësaj gjenerate tashmë kanë filluar të dalin në sipërfaqe,
duke implementuar modelet më bashkëkohore të menaxhimit.