29.03.2024
Sektori i kontabilitetit pjesmarës në konferencën rajonale “Kontabiliteti në rajon, trendet, sfidat, standarte dhe perspektivat”
Në Shkup u mbajtë konferenca e parë rajonale me temë “Kontabiliteti në rajon, trendet, sfidat, standarte dhe perspektivat”, në këtë konferencë mori pjesë drejtori i përgjithshëm i kompanisë z.Xhemail Dauti, ku ishte i shoqëruar nga stafi i sektorit për kontabilitet në kompaninë “Dauti-Komerc”. Sektori i kontabilitetit në kompaninë tonë në vazhdimësi kryenë punën në mënyrën sa më profesioanele, duke ndjekur dhe zbatuar trendet dhe standartet e avancuara në veprimtarin e kontabilitetit.
Në këtë event morën pjes rreth 300 kontabilistë, përfaqësues të organizatave profesionale të kontabilistëve dhe punonjësve financiarë nga rajoni, si dhe institucione, organizata dhe kompani nga vendi, përfshirë këtu edhe vendas dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë.
Mbështetja e qartë institucionale dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve dhe partnerëve në proces, si dhe shfrytëzimi i përvojave të vendeve të rajonit, janë të domosdoshëm për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së kontabilitetit dhe avancimin e statusit të kontabilistëve profesionistë në vendin tonë, ky ishte mesazhi kryesorë i kësaj konference rajonale.
|