21.01.2025
DREJTORI I KOMPANISË “DAUTI KOMERC” SONTE NË EMISIONIN TOP TEMA
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Dauti Komerc”, njëherësh Kryetar Nderi Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z. Xhemail Dauti, sonte në ora 19:15 do të jetë i ftuar në Televizionin Telma, në kuadër të emisionit “Top Tema”. Në qendër të vëmendjes do të jenë efektet e “shportës së fund vitit” dhe politikat tjera të Qeverisë.
Në këtë emision do të diskutohen disa nga temat më aktuale dhe të rëndësishme për ekonominë e vendit, si rritja e kostos së jetesës, duke pasur në fokus të dhënat dhe analizat e fundit nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, të cilat tregojnë për regjistrimin e çmimeve të ushqimeve dhe se a ka dhënë rezultat masa e Qeverisë, e njohur si “shporta e fund vitit”. Si e shohin bizneset paralajmërimin e Qeverisë për kufizim të marzhave dhe çmimeve, nëse vazhdon rritja e këtyre të fundit? Çfarë ka ndikuar që vendi të ketë inflacion prej 4.4% pavarësisht masave të ndërmarra? Një shpjegim më i detajuar i propozimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore për rritje të pagës minimale, por jo edhe të kontributeve. Çfarë do të thotë për bizneset rishikimi i vendimit që e diela të jetë ditë jo pune?
Një tjetër temë me rëndësi do të jetë ndikimi i ndryshimeve të çmimeve në mallrat e rezervave shtetërore dhe masat për ruajtjen e stabilitetit ekonomik në vend. Z. Dauti do të ndajë mendimet dhe propozimet e tij për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe për të balancuar interesat e sektorëve publik dhe privat, ku në qendër të vëmendjes do të jenë edhe temat rreth kredisë së marrë nga Hungaria dhe nëse funksionon ose jo Ligji për ndalim të praktikave të pandershme.
Ky emision është një mundësi për të mësuar më shumë rreth aktiviteteve të z. Dauti dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe ndikimit në ekonominë e Maqedonisë së Veriut.
Ju ftojmë ta ndiqni “Top Tema” për një diskutim të thelluar mbi këto çështje të rëndësishme!