24.01.2025





DAUTI KOMERC DHE NLB BANKA DISKUTUAN ZGJERIMIN E BASHKËPUNIMIT

Drejtori i përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, dhe udhëheqësja e sektorit të financave, Jehona Dauti, pritën sot në hapësirat e kompanisë përfaqësuesit e NLB Tutunska Banka: drejtorin e përgjithshëm Toni Stojanovski, asistent menaxherin Konstantin Dimov dhe Filip Blazhevski, komercialist bankar.
Gjatë takimit u diskutua mundësia e shfrytëzimit të kredisë hungareze, si dhe rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit mes palëve, një partneritet që ka zgjatur për 17 vjet. Përfaqësuesit e bankës theksuan angazhimin e tyre për mbështetje të projekteve të Dauti Komerc për përgjegjësi shoqërore, si ato për mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin social, ekonomik, arsimor  dhe projekte të tjera, të cilat do të realizohen përmes Fondacionit “Albis”.



Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem