27.01.2025





Trajnim për menaxhimin e situatave emergjente në rast zjarri

Punëtorët e Dauti Komerc morën pjesë në një trajnim të organizuar me qëllim përgatitjen dhe edukimin e tyre për menaxhimin e situatave emergjente me zjarret. Trajnimi, i udhëhequr nga Sefer Demiri, zjarrfikës në grupin e zjarrfikësve vullnetarë “ Bajram Shabani”, përfshinte shpjegime të detajuara mbi procesin e evakuimit të sigurt, përdorimin e saktë dhe efikas të aparateve për shuarjen e zjarrit, si dhe hapat e nevojshëm për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Dauti Komerc i kushton një rëndësi të veçantë sigurisë dhe mirëqenies së punonjësve të saj. Për këtë arsye, kompania organizon rregullisht trajnime dhe aktivitete që synojnë të garantojnë jo vetëm një ambient të sigurt pune, por edhe të rrisin ndërgjegjësimin e stafit për rëndësinë e reagimit të shpejtë dhe të saktë në situata emergjente.

 


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem