11.02.2025





Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje vizitoi kompaninë “Dauti Komerc”

Gjatë një vizite zyrtare në Shkup, deputeti i Levizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, vizitoi kompaninë Dauti Komerc, një nga bizneset më të fuqishme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, me përfaqësi edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri  dhe një emër i njohur në sektorin e tregtisë dhe distribucionit. Deputeti vlerësoi rrjetin e fuqishëm të furnizimit të kompanisë dhe suksesin e saj në tregun rajonal dhe botëror.

Me mbi 1,200 të punësuar, Dauti Komerc vazhdon të jetë një model i zhvillimit të qëndrueshëm të biznesit, duke forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Xhemail Dauti, theksoi rëndësinë e rregulloreve të qarta dhe të drejta tregtare për një konkurrencë të ndershme dhe një klimë më të favorshme për bizneset në rajon. Në këtë kuadër, u diskutua domosdoshmëria e miratimit të dy ligjeve kyçe në Kosovë:

1. Ligjit për Praktikat e Padrejta Tregtare, i cili synon të mbrojë bizneset nga abuzimet në zinxhirin e furnizimit.

2. Ligjit për  Menaxhim të mbeturinave nga ambalazhet, i cili do të ndihmojë në krijimin e një sistemi më të rregulluar dhe të qëndrueshëm për tregtinë dhe mjedisin.

 

Për të avancuar këtë proces, u propozua një takim mes përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Qeverisë së Kosovës dhe Dauti Komerc, për të adresuar sfidat dhe gjetur zgjidhje efektive. Kompania Dauti Komerc mbetet e përkushtuar për të mbështetur çdo nismë që përmirëson ambientin e biznesit dhe rrit mundësitë për zhvillim ekonomik në rajon.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem