19.02.2025
Dauti Komerc në eventin e ambasadës së Kosovës për Pavarësinë
Xhemail Dauti, CEO i Dauti Komerc, së bashku me Jetmir Dautin, Jasin Dautin dhe Elham Dautin, gjeneratën e re të drejtuesve të kompanisë Dauti Komerc, morën pjesë mbrëmë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shkup për nder të Pavarësisë së Kosovës.
Të ftuar nga ambasadori Florian Qehaja dhe bashkëshortja e tij, Vjosa Misini-Qehaja, përfaqësuesit e Dauti Komerc ishin pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Gjatë fjalimit të tij, para të pranishmëve në mesin e të cilëve figura të larta shtëtrore, politike, kulturore, ambasadori Qehaja falënderoi kompaninë Dauti Komerc për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ambasadës dhe potencoi se shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka arritur thuajse gjysmë miliard euro.
Dauti Komerc mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të lidhjeve ekonomike dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.

