13.03.2025
CEO i kompanisë “ Dauti Komerc” mori pjesë në seancën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim
Kryetari i Nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Xhemail Dauti mori pjesë në Seancën e Tretë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim ku është edhe anëtar. Gjatë kësaj seancë mbajtën fjalime hyrëse kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski dhe Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Igor Janushev. Në këtë seancë u fol rreth u prezantuan masat e hartuara nga Komiteti i Punës, të cilat përfshijnë fusha kyçe, si: integrimi i refugjatëve dhe të huajve, sundimi i ligjit, infrastruktura rrugore dhe hekurudhore, energjetika dhe dixhitalizimi, siguria rrugore etj. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimorë dhe kryetari i nderit të kësaj Ode, Xhemail Dauti, kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në përpilimin e strategjisë për zhvillim.
Kjo seancë shënoi një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të politikave zhvillimore dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional për sfidat dhe mundësitë e ardhshme.

|