14.03.2025
Takim mes drejtorit Xhemail Dauti dhe sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, priti sot në takim përfaqësues të Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut, mes të cilëve edhe sekretarin e përgjithshëm të organizatës, Sait Saiti. Gjatë këtij takimi u diskutua për Akademinë Solemne që Kryqi i Kuq organizon me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Shoqatës Kombëtare, e cila do të mbahet më 18 mars. Ky jubile shënon një histori të gjatë të përkushtimit ndaj humanizmit dhe ndihmës për ata që kanë më shumë nevojë . Kompania e distribuimit të produkteve të konsumit të gjerë, “Dauti Komerc” gjithmonë ka pasur në fokus mbështetjen e kategorive sociale të cenueshme. Prej më shumë se një dekade, përmes “Fondacionit Albiz”, kompania mbështet Qendrën Ditore për të Moshuarit, duke u përkushtuar ndaj përmirësimit të kushteve të jetesës për komunitetet në nevojë. Takimi i sotëm ishte tejet produktiv edhe për planet e së ardhmes. Kompania ”Dauti Komerc” dhe Kryqi i Kuq riafirmuan bashkëpunimin e tyre të fuqishëm, me një synim të vetëm: të kontribuojnë për një shoqëri më të ndjeshme dhe më solidare, ku askush nuk mbetet pas.

|