18.03.2025





Drejtorët Xhemail dhe Hamim Dauti realizuan takim me një nga punëtorët e parë të kompanisë

Drejtorët e kompanisë Dauti Komerc, Xhemail Dauti dhe Hamim Dauti, realizuan  takim me Rexhep Mazllamin. Ky  është një emër i njohur brenda familjes së madhe të Dauti Komerc, i cili ka qenë pjesë e kompanisë që nga 29.05.1990. Ai ka qenë drejtuesi i automjetit të parë që transportoi mall, duke shënuar fillimet e një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm.

Ish-arsimtar në shkollën fillore të Bojanës, Rexhepi ka qenë dhe mbetet një shembull i një njeriu punëtor, të përkushtuar dhe besnik ndaj vlerave të punës dhe kolektivit. Për më shumë se 25 vjet, ai ka mbajtur përgjegjësinë për Dauti Komerc në Kosovë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zgjerimin dhe fuqizimin e kompanisë atje.

Puna në Dauti Komerc i ka dhënë Rexhepit, siç thotë ai, jo vetëm kënaqësi, por edhe motiv për sakrificë dhe përballje me sfidat. Ai flet me admirim për kompaninë, duke e përshkruar drejtuesit e saj si një familje të ndërtuar mbi vlera të larta njerëzore, me raporte të drejta dhe korrekte mes drejtuesve dhe punonjësve. Sipas tij, vetë suksesi i kompanisë është një dëshmi e menaxhimit të shkëlqyer të njerëzve dhe situatave.

Drejtuesit e kompanisë, Xhemail dhe Hamim Dauti, theksojnë se Rexhep Mazllami ka qenë gjithmonë një njeri i besuar, të cilit i kanë ngarkuar situata që kërkonin nivel të lartë përgjegjësie dhe besimi.

Me gjithë përkushtimin e tij ndër vite, ai mbetet një pjesë e rëndësishme e historisë dhe suksesit të Dauti Komerc, duke shpresuar që ky rrugëtim të vazhdojë edhe për brezat e ardhshëm.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem