08.04.2025
Dauti Komerc në Konferencën e Kontabilistëve- Rritje Profesionale dhe Inovacion në Praktikë
Të punësuarat e kompanisë “Dauti Komerc” në sektorin e kontabilitetit, Elmira Dauti, Bllagica Kuzmanovska, Dance Andonovska, Aleksandra Gligorova dhe Nurxhan Meliqi, morën pjesë në Konferencën e dytë Rajonale të Kontabilistëve Profesionistë, e cila u mbajt më 3 prill 2025 në Shkup. Kjo pjesëmarrje përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional dhe përforcimin e ekspertizës në sektorin e kontabilitetit. Pjesëmarrja një një konferencë të përmasave të tilla sjell një sërë përfitimesh profesionale, siç janë: azhurnimi me standardet e reja, integrimi i teknologjisë në kontabilitet, rrjetëzimi me profesionistë të tjerë, aplikimi i trendëve të reja në praktikë, rritja e kompetencave profesionale. Pjesëmarrëset u njohën me zhvillimet më të fundit në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe sfidat që vijnë me zbatimin e tyre. Konferenca nxori në pah rolin e teknologjisë dhe digjitalizimit në automatizimin e proceseve kontabël, duke rritur saktësinë dhe efikasitetin e punës. Përfaqësueset e Dauti Komerc patën mundësinë të ndajnë përvoja dhe të krijojnë lidhje të reja me ekspertë, kontabilistë dhe drejtues financiarë nga rajoni. Diskutimet mbi inteligjencën artificiale, raportimin e qëndrueshëm dhe përshtatjet rregullatore do të ndihmojnë ekipin tonë të zbatojë praktika inovative në punën e përditshme. Kjo eksperiencë ka ndihmuar punonjëset tona të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre, duke siguruar cilësi më të lartë në ofrimin e shërbimeve financiare dhe kontabël. Pjesëmarrja në këtë konferencë është një dëshmi e përkushtimit të Dauti Komerc ndaj zhvillimit të vazhdueshëm profesional të ekipit tonë dhe synimit për të ofruar shërbime kontabël të avancuara dhe të besueshme për klientët tanë.
|