15.04.2025
Bashkëpunim ndërinstitucional për standarde më të larta të sigurisë ushqimore
Në kuadër të bashkëpunimeve ndërinstitucionale dhe marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Agjencioneve për Ushqim të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Dauti Komerc ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të regjistruar kompaninë në regjistrin e operatorëve ekonomik. Për këtë qëllim kompaninë tonë e vizituan kryetarin e AUV Flamur Kadriu, drejtor në Drejtorinë për Shëndet publik, Ilirjana Zymberaj, drejtoresh në Drejtorinë e Inspektoratit dhe Shkelzen Morina, drejtor në Drejtorinë për Administratë. Ky proces zhvillohet në bazë të marrëveshjeve CEFTA dhe është një hap i rëndësishëm për kompaninë, duke marrë parasysh se Dauti Komerc operon gjerësisht në tregjet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi. Pas përfundimit të fazave të ngjashme me Shqipërinë dhe Malin e Zi, procesi me Kosovën është pjesë e zgjerimit strategjik të kompanisë në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare. Produktet me origjinë shtazore kërkojnë një përkujdesje të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe kontrollit të rreptë që ushtrohet nga institucionet përgjegjëse. Përveç kësaj, Republika e Maqedonisë ka marrëveshje bilaterale me Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku regjistrimet njihen në mënyrë reciproke. Ndërsa me Kosovën, ekzistojnë faza shtesë të regjistrimit që përfshijnë verifikimin në terren nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës – një proces që tashmë ka nisur edhe për Dauti Komerc. Dauti Komerc i kushton prioritet të lartë sigurisë ushqimore. Inspektimet e rregullta nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Maqedonisë bëhen në mënyrë të strukturuar sipas planeve vjetore dhe mujore, ndërsa produktet kontrollohen në mënyrë të detajuar për të identifikuar çfarëdo mangësie apo rreziku potencial. Së fundmi, një kontroll i detajuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e RMV është kryer me qëllim marrjen e aprovimit për eksport në vendet e Bashkimit Evropian për produktet me origjinë shtazore – një tjetër hap i rëndësishëm drejt rritjes dhe ndërkombëtarizimit të Dauti Komerc.
Deklaratë: Muhamed Ibrahimi – Menaxher i Cilësisë dhe Çertifikimit në Dauti Komerc
|