16.04.2025





Dauti Komerc me mbi 5.2 miliardë denarë të ardhura në vitin 2024

Sipas të dhënave të publikuara në  bursën maqedonase “Македонска Берза” dhe raportuara nga emagazin.mk, kompania Dauti Komerc ka regjistruar një vit të suksesshëm financiar për periudhën 2024. Të ardhurat totale të kompanisë arritën në 5.261.743.008 denarë, ndërsa fitimi para tatimit ishte 125.032.970 denarë. Fitimi neto për vitin financiar 2024 arriti vlerën e 121.898.076 denarëve.

Këto rezultate tregojnë stabilitet dhe rritje të qëndrueshme për kompaninë, duke reflektuar një menaxhim të suksesshëm dhe një pozicion të fortë në tregun e brendshëm.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem