05.05.2025
Vizitë nga Kolegji “Yahya Kemal” në Dauti Komerc
Dauti Komerc pati kënaqësinë të presë në takim Drejtorin e Kolegjit “Yahya Kemal” Fatih Goktas dhe Kryetarin e Bordit Drejtues, Fahri Qamili, të cilët realizuan një vizitë zyrtare në ambientet tona.
Mysafirët u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm Z. Xhemail Dauti, Z. Femi Dauti, si dhe Përgjegjësi i Sektorit për Import-Eksport, Z. Sokol Zeqiri.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave profesionale dhe rëndësinë e lidhjes së arsimit me praktikën në biznes.
Falënderojmë Kolegjin “Yahya Kemal” për vizitën dhe vëmendjen ndaj punës sonë!
|