07.07.2025





Takim mes CEO-së së Dauti Komerc, Z. Xhemail Dauti, dhe Prof. Dr. Milaim Fetait

Në ambientet e kompanisë Dauti Komerc, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes CEO-së, Z. Xhemail Dauti, dhe Prof. Dr. Milaim Fetait, ish-ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci dhe aktualisht profesor në Universitetin e Tetovës.

 

Biseda u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit me kompani prodhuese ndërkombëtare të interesuara për të hyrë në tregun e Maqedonisë së Veriut, si dhe për potencialin e krijimit të lidhjeve me rrjete distribucioni që mund të furnizohen me produkte nga Dauti Komerc.

 

Ky takim theksoi rëndësinë e ndërlidhjes mes përvojës diplomatike dhe botës së biznesit, duke hapur rrugë të reja për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale dhe ndërkombëtare.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem