01.08.2025





Dauti Komerc mirëpret në takim z. Gorgi Petrushev, Drejtor i Përgjithshëm i Bimilk

Në ambientet e kompanisë sonë, Dauti Komerc, patëm kënaqësinë të mirëpresim z. Gorgi Petrushev, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Bimilk – lider në industrinë e përpunimit të qumështit në Maqedoninë e Veriut.

 

Mikpritës i takimit ishte z.Xhemail Dauti, CEO i Dauti Komerc, kompani e specializuar në distribuimin e produkteve të konsumit të gjerë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Si një ndër emrat më të fuqishëm në sektorin e tregtisë dhe logjistikës, Dauti Komerc ka ndërtuar një rrjet të gjerë shpërndarjeje dhe partneritetesh që e bëjnë atë një aktor kyç në tregun e produkteve ushqimore dhe të konsumit.

 

Gjatë takimit u diskutua mbi zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy kompanive, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin strategjik, si dhe sfidat dhe mundësitë në tregjet e rajonit dhe më gjerë. U theksua rëndësia e inovacionit në zinxhirin e furnizimit, përshtatja ndaj kërkesave të tregut, si dhe përkushtimi për ofrimin e produkteve cilësore për konsumatorin përfundimtar.

 

Z. Petrushev ndau përvojën e tij të pasur në drejtimin e bizneseve të mëdha dhe transformimin e tyre në organizata të suksesshme dhe të qëndrueshme, ndërsa z. Dauti prezantoi vizionin dhe objektivat strategjike të Dauti Komerc për zgjerim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

Ky takim shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e partneriteteve dhe hapjen e rrugëve të reja për bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem