03.12.2025
Sot në DAUTI-KOMERC patëm mysafirë të mrekullueshëm!
Në bashkëpunim me partnerët tanë “Alpak-Eko”, mirëpritëm fëmijët nga Kopshti “Fidani” në objektin “Bambi”, të cilët na sollën shumë gëzim, buzëqeshje dhe kuriozitet fëmijëror. Së bashku u prezantuam atyre rëndësinë e riciklimit, si dhe të gjithë procesin - nga përzgjedhja e mbeturinave, deri te riciklimi dhe ripërdorimi i duhur i tyre. Përmes lojës dhe aktiviteteve interaktive, fëmijët mësuan se si vetë mund të kontribuojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm. Falënderojmë edukatorët dhe eko-heronjtë e vegjël për energjinë dhe dëshirën e tyre për të mësuar! Ne vazhdojmë të ndërtojmë breza të ndërgjegjshëm për mjedisin!
|