25.11.2025
Suksesi i „Dauti Komerc“ në Top 100, besim, punë dhe vizion
Kompania „Dauti Komerc“ është shpallur kompania më e suksesshme e vitit 2025, duke u dalluar nga 73 mijë kompani të tjera në Maqedoninë e Veriut. Vlerësimi u bë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore, duke marrë parasysh fitimin, xhiron, investimet, eksportin dhe menaxhimin e pavarur të kompanisë. Ky sukses reflekton përkushtimin e stafit dhe investimin në zhvillimin e ekipit dhe zgjerimin në tregje të reja. Drejtuesit e kompanisë e konsiderojnë këtë arritje si privilegj dhe përgjegjësi për të ruajtur dhe avancuar pozicionin e tyre. Besimi në Zot, në vetvete, në ekip dhe në vizionin e kompanisë është çelësi i këtij suksesi.
https://www.youtube.com/watch?v=Gq52c5aCbw0
|