02.01.2026
Dauti Komerc mbështet Simpoziumin Kirurgjik të EMSA Maqedonia
Dauti Komerc me krenari ishte mbështetës i simpoziumit studentor “Mastering Surgical Skills: A Journey of Precision and Passion”, të organizuar nga EMSA Maqedonia në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Ngjarja, e mbajtur më 29 dhe 30 nëntor 2025, mblodhi mbi 100 studentë, profesorë dhe profesionistë mjekësorë nga fusha e kirurgjisë, duke u shndërruar në një platformë të rëndësishme për edukim, shkëmbim njohurish dhe avancim profesional.
Si kompani me përgjegjësi të lartë shoqërore, Dauti Komerc vazhdon të mbështesë iniciativat që fuqizojnë të rinjtë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorëve kyç për shoqërinë. Kontributi në këtë simpozium u realizua përmes donacionit të produkteve nga asortimenti i kompanisë, duke ndihmuar në krijimin e kushteve më të mira për pjesëmarrësit dhe mbarëvajtjen e programit.
Dauti Komerc beson se investimi në edukimin e mjekëve të ardhshëm është investim në shëndetin dhe mirëqenien e shoqërisë, dhe mbetet e përkushtuar në mbështetjen e projekteve që sjellin vlerë afatgjatë për komunitetin.
Dauti Komerc – Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të mirë.