08.01.2026





Prof. dr. Ismet Osmani i dorëzon Mirënjohje Dauti-Komerc për kontribut në promovimin e gjuhës shqipe

Dauti-Komerc vijon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj mbështetjes së arsimit, kulturës dhe promovimit të gjuhës shqipe. Në kuadër të një vizite zyrtare të prof. dr. Ismet Osmanit, drejtues i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Fakulteti i Filologjisë “Bllazhe Koneski” i akordoi kompanisë Dauti-Komerc një Mirënjohje për kontributin e dhënë në organizimin e recitalit poetik të studentëve, me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.Mirënjohja iu dorëzua Drejtorit të Përgjithshëm të Dauti-Komerc, z. Xhemail Dauti, si vlerësim për mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë ndaj nismave që forcojnë lidhjen mes komunitetit akademik dhe sektorit privat, si dhe për promovimin e vlerave kulturore e arsimore shqiptare.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem