12.01.2026





Mirënjohje dhe vlerësim për 21 vite kontribut profesional të znj. Sandra Peroska

Drejtuesit e kompanisë Dauti Komerc ndanë mirënjohje për znj. Sandra Peroska, e cila pas 21 vitesh përkushtim, profesionalizëm dhe kontribut të çmuar, përfundoi rrugëtimin e saj në kompaninë Dauti Komerc.Gjatë gjithë këtyre viteve, znj. Peroska u dallua si një bashkëpunëtore e përkushtuar, e përgjegjshme dhe vizionare, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e kompanisë. Në tre vitet e fundit, ajo ushtroi me sukses detyrën si drejtuese së sektorit për brendin Swisslion në Maqedoni, duke treguar aftësi të larta menaxheriale, lidership dhe përkushtim ndaj standardeve më të larta profesionale.Dauti Komerc shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin, besnikërinë dhe punën e palodhur të znj. Sandra Peroska ndër vite, si dhe për kontributin e saj të vyer në ndërtimin e marrëdhënieve të forta profesionale dhe suksesin e përbashkët.Njëkohësisht, kompania thekson se dyert e Dauti Komerc do të mbeten gjithmonë të hapura për znj. Peroska, në çdo moment të rrugëtimit të saj profesional dhe jetësor, si shenjë respekti, vlerësimi dhe mirënjohjeje të ndërsjellë.I urojmë asaj shëndet, suksese dhe realizime të reja në çdo hap të mëtejshëm të rrugëtimit të saj profesional dhe personal


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem