22.01.2026
Punëtori i Javës - Valbona Dauti, sektori i tenderave
Valbona Dauti është pjesë e sektorit të tenderave prej më shumë se pesë vitesh, ku me përkushtim ndjek procesin nga aplikimi deri te oferta finale. Me përvojë në menaxhimin e çështjeve ligjore dhe balancimin e çmimeve në kushte sfiduese, ajo përfaqëson përgjegjësi, profesionalizëm dhe besim. Roli i saj kërkon vendimmarrje të shpejtë dhe koordinim të vazhdueshëm me ekipin. Për Valbonën, puna në tendera nuk është vetëm detyrë, por proces që e plotëson profesionalisht dhe personalisht. Kjo video sjell rrëfimin e saj mbi sfidat, përgjegjësitë dhe përkushtimin në këtë fushë.
https://youtu.be/muuKg1Cxw3s
|