22.01.2026





Xhemail Dauti nënvizon rëndësinë e eksportit dhe zhvillimit të bizneseve vendore në takimin me ministrin Mucunski

Në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) u zhvillua një takim strategjik me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, z. Timço Mucunski, i cili u prit nga udhëheqësit kryesorë të Odës, përfshirë U.D. Kryetarin, z. Nuhi Aliu, Drejtorin Ekzekutiv, z. Durim Zekiri, Nënkryetarin, z. Jeton Asani, Kryetarin e Kuvendit, z. Nazmi Ejupi, dhe Kryetarin e Nderit, z. Xhemail Dauti, Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Dauti Komerc.

 

Gjatë takimit, Xhemail Dauti nënvizoi rëndësinë e nxitjes së eksportit dhe hapjes së mundësive të reja për kompanitë vendore në tregjet ndërkombëtare. Ai theksoi se për të zhvilluar ekonomikisht vendin, është e domosdoshme që bizneset vendore të kenë mbështetje institucionale dhe akses në tregjet globale, duke krijuar kushte të favorshme për rritje dhe inovacion.

 

Në këtë kuadër, ministri Mucunski bëri të ditur se Ministria ka vënë në dispozicion të Odës të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe konsullore nëpër botë, në funksion të lidhjes së kompanive vendore me ato ndërkombëtare, ndërsa në rast të ngecjeve në komunikim, është ofruar edhe një linjë direkte komunikimi me ministrin.

 

Ministri Mucunski dhe udhëheqësit e OEMVP diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë ekonomike, duke fokusuar vëmendjen te vizitat tregtare tematike, promovimi i kapaciteteve eksportuese dhe fuqizimi i lidhjeve ndërkombëtare për kompanitë vendore.

 

Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të biznesit vendor, me theks të veçantë te roli udhëheqës i Xhemail Dauti në fuqizimin e ekonomisë dhe hapjen e horizonteve të reja për kompanitë vendore në tregjet ndërkombëtare.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem