23.01.2026





Xhemail Dauti në takim me Ministrin e Mjedisit Muhamed Hoxha për politika mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë Dauti Komerc dhe Kryetar nderi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), z. Xhemail Dauti, mori pjesë në takimin zyrtar të realizuar ndërmjet Kryesisë së OEMVP dhe Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Muhamed Hoxha.
Takimi kishte për qëllim urimin e Ministrit Hoxha për marrjen e detyrës së re, si dhe diskutimin e politikave mjedisore dhe mundësive për bashkëpunim institucional ndërmjet sektorit publik dhe komunitetit të biznesit, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinor.
Në kuadër të diskutimeve, z. Xhemail Dauti theksoi rëndësinë e zbatimit të drejtë dhe efikas të Ligjit për menaxhimin e paketimit dhe mbeturinave nga paketimi, duke nënvizuar se ky ligj përbën një element kyç për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për krijimin e kushteve të barabarta dhe të qëndrueshme për bizneset që operojnë sipas standardeve moderne evropiane.
Duke folur nga përvoja e tij shumëvjeçare në sektorin privat dhe në drejtimin e Dauti Komerc, z. Dauti potencoi se kompanitë serioze dhe të përgjegjshme janë të gatshme të investojnë në praktika të qëndrueshme, për aq kohë sa politikat mjedisore shoqërohen me zbatim korrekt, transparencë dhe dialog të hapur me institucionet shtetërore.
Në takim morën pjesë edhe U.D. Kryetar i OEMVP, z. Nuhi Aliu, Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zekiri, Kryetari i Kuvendit të OEMVP z. Nazmi Ejupi, si dhe anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe avancimit të standardeve mjedisore.
Ministri Hoxha vlerësoi rolin e komunitetit të biznesit si partner strategjik në ndërtimin e politikave mjedisore dhe theksoi se Ministria do të vazhdojë të mbështesë iniciativa që kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm dhe në harmonizimin e legjislacionit me nevojat reale të ekonomisë.



Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem