26.01.2026
Xhemail Dauti në takim me zv. Kryeministrin e parë Bekim Sali, për zhvillimin ekonomik dhe klimën e biznesit
Drejtor i Përgjithshëm i Dauti Komerc dhe Kryetar nderi i OEMVP, z. Xhemail Dauti, mori pjesë në takimin zyrtar të zhvilluar në Shkup ndërmjet Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe zëvendëskryeministrit të parë të RMV-së, z. Bekim Sali, njëherit Ministër për Çështje Evropiane.Gjatë takimit u diskutuan çështje që lidhen me përmirësimin e klimës së biznesit, lehtësimin e procedurave administrative, sfidat doganore dhe zhvillimin e iniciativave të ekonomisë së gjelbër. Z. Dauti theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve të qarta dhe të qëndrueshme për bizneset që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik afatgjatë.Z. Bekim Sali vlerësoi rolin e sektorit privat në rritjen ekonomike dhe rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë për bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit.
|