18.02.2026





Dauti Komerc vlerësohet me dy mirënjohje në 15-vjetorin e Fondacionit Albiz

Në një mbrëmje solemne në Shkup, ku u shënua 15-vjetori i themelimit të Fondacionit për Zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës “Albiz” dhe u promovua gjenerata e XV-të e bursistëve, Dauti Komerc u nderua me dy mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

 

Mirënjohjen në emër të kompanisë e pranoi z. Hamim Dauti, si vlerësim për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë 15 viteve të veprimtarisë së fondacionit.

 

Ndërkohë, një mirënjohje e veçantë iu nda z. Xhemail Dauti, si vlerësim personal për kontributin dhe mbështetjen e tij në ngritjen dhe zhvillimin e fondacionit.

 

Që prej themelimit, Fondacioni Albiz ka mbështetur mbi 500 nxënës dhe më shumë se 2.200 studentë përmes programeve të bursave, duke investuar në arsim, kulturë dhe zhvillim social. Në këtë rrugëtim, Dauti Komerc ka qenë pjesë aktive e nismave që vendosin në qendër të vëmendjes të rinjtë dhe fuqizimin e tyre përmes arsimit.

 

Për Dauti Komerc, përgjegjësia shoqërore nuk është vetëm një angazhim, por një vlerë e integruar në filozofinë e kompanisë. Mbështetja ndaj projekteve arsimore, humanitare dhe zhvillimore është pjesë e vizionit afatgjatë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe me më shumë mundësi për brezat e rinj.

 

Mirënjohjet e ndara nga Fondacioni Albiz përbëjnë një tjetër dëshmi të rolit aktiv që Dauti Komerc dhe përfaqësuesit e saj luajnë në komunitet, duke dëshmuar se bashkëpunimi mes sektorit privat dhe iniciativave me ndikim social sjell rezultate të qëndrueshme dhe reale.




Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem