06.03.2026
Dauti Komerc pjesë e Iftarit Tradicional të OEMVP-së
Kryetari i Nderit në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, z. Xhemail Dauti dhe drejtori ekzekutiv i Dauti Komerc z. Hamim Dauti, morën pjesë në Iftarin Tradicional të organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), një ngjarje që bashkoi institucionet dhe komunitetin e biznesit në frymën e partneritetit dhe unitetit shoqëror.
Iftari u organizua në ambientet e kompanisë anëtare Nita Palace dhe mblodhi përfaqësues të biznesit, institucioneve, partnerë dhe media. Me praninë e tyre e nderuan edhe Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, si dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Gjatë mbrëmjes u theksua rëndësia e forcimit të dialogut ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike, si bazë për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe stabilitet shoqëror. Përfaqësuesit e Dauti Komerc konfirmuan përkushtimin e kompanisë për të kontribuar aktivisht në iniciativa që nxisin bashkëpunimin, besimin dhe vlerat e solidaritetit.
Ngjarje të tilla tradicionale shërbejnë si urë lidhëse mes biznesit dhe institucioneve, duke krijuar hapësirë për komunikim të drejtpërdrejtë dhe për ndërtimin e partneriteteve afatgjata në të mirë të komunitetit dhe ekonomisë së vendit.