04.03.2026





Xhemail Dauti pjesë e takimit me Kryetarin e Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Përmbarim

Udhëheqësia e OEMVP zhvilloi një takim zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ku në fokus ishte Propozimi për ndryshimin e Ligjit për Përmbarim, me theks të veçantë në nenin 218, aktualisht i publikuar në ENER.

Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Nderit, Xhemail Dauti, njëherësh themelues dhe CEO i Dauti Komerc, i cili theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi ligjor të drejtë dhe të balancuar për të gjithë operatorët ekonomikë. Dauti nënvizoi se bizneset serioze dhe të përgjegjshme kanë nevojë për një sistem përmbarimor transparent, efikas dhe të barabartë, që garanton siguri juridike dhe eliminon çdo element favorizimi ndaj ndërmarrjeve publike.
Nga OEMVP-ja thanë se vendosja e mekanizmave të qartë të llogaridhënies është thelbësore për të rritur besimin e sektorit privat në institucionet shtetërore dhe për të forcuar klimën e investimeve në vend. Ata theksuan se barazia para ligjit dhe konkurrenca e ndershme janë parakushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Për Dauti Komerc, si një nga kompanitë lider në sektorin e distribucionit dhe tregtisë, angazhimi në procese të tilla institucionale përfaqëson përgjegjësi dhe kontribut konkret në ndërtimin e një tregu më të drejtë dhe më transparent për të gjithë.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem