12.03.2026
Xhemail Dauti në Telma: Stabiliteti i furnizimit mbetet prioritet për biznesin
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë " Dauti Komerc", Xhemail Dauti, ka komentuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe ndikimin e mundshëm në ekonomi, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit të furnizimit në treg. Në një prononcim për Televizioni Telma, ai theksoi se bizneset po ndjekin me vëmendje situatën, por nuk shohin arsye për skenarë alarmues.
Sipas Dautit, edhe nëse tensionet ndërkombëtare mund të sjellin luhatje të caktuara në treg, nuk pritet një rritje drastike e inflacionit.
“Nuk besoj se do të ketë inflacion të madh. Mund të krijohet një valë e vogël, por më shumë rëndësi ka vazhdimësia e furnizimit sesa rritja e çmimeve,” është shprehur ai.
Ai theksoi gjithashtu se në situata të tilla nuk ka arsye për reagime të nxituara nga konsumatorët.
“Nuk është e nevojshme të krijohen rezerva. Nëse mallrat janë në market apo në shtëpi, më e rëndësishmja është që ato të jenë të disponueshme në treg,” tha Dauti, duke nënvizuar se furnizimi mbetet stabil.
Në të njëjtën kohë, ai shtoi se si bizneset ashtu edhe institucionet duhet të veprojnë me maturi dhe koordinim, duke ndjekur zhvillimet dhe duke qenë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm, pa krijuar panik të panevojshëm në treg