15.03.2026
Dauti Komerc avancon analizën e shitjeve me raporte automatike dhe të dhëna në kohë reale
Dauti Komerc avancon analizën e shitjeve me raporte automatike dhe të dhëna në kohë reale
Kompania Dauti Komerc ka përmbyllur me sukses një projekt të rëndësishëm për automatizimin e raporteve të shitjes, duke përdorur platformën analitike Microsoft Power BI. Përmes këtij sistemi synohet analizë më e shpejtë dhe më e saktë e të dhënave, si dhe gjenerimi i raporteve në kohë reale të bazuara në KPI të përcaktuara paraprakisht.
Në kuadër të implementimit të projektit, është zhvilluar edhe një trajnim për ekipet e shitjes, me fokus në përdorimin e dashboard-eve dhe interpretimin e të dhënave për vendimmarrje më të informuar. Ky hap pritet të ndihmojë në rritjen e efikasitetit dhe në përmirësimin e proceseve analitike brenda kompanisë.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur kompania po investon vazhdimisht edhe në rritjen profesionale të stafit përmes programeve të trajnimit, përfshirë iniciativat e saj në kuadër të Akademisë së Dauti Komerc.
  
|